Franca fillon të provojë trajtimin e Covid-19 me plazmën e të shëruarve

Nga Exit News
Franca fillon të provojë trajtimin e Covid-19 me plazmën e të shëruarve

Franca do të testojë klinikisht kalimin e qelizave plazmatike të gjakut nga një pacient i shëruar prej Covid-19 te një pacient me simptoma të rënda.

Autoritetet shëndetësore po përpiqen të gjejnë sa më shpejt një ilaç apo trajtim më të suksesshëm të personave të infektuar nga koronavirusi, që deri më sot ka vrarë mbi 76 mijë njerëz në gjithë botën.

Te personat e shëruar, antitrupat e krijuar rishtazi përzihen në lëngun plazmatik dhe deri më sot studime të trajtimeve të ngjashme për Ebolan dhe SARS-in, kanë treguar rezultate pozitive.

Mjekët francezë shpresojnë që me tranzfuzionin e plazmës së gjakut, të cilat do të përmbajnë antitrupat e krijuara nga të shëruarit, të mund të përmirësojnë gjendjen e më të sëmurëve.

Testimi do të kryhet me 60 pacientë të spitaleve të Parisit, ku gjysma e tyre do trajtohen me këtë mënyrë dhe pjesa tjetër do të ndiqet paralelisht në mënyrë që të vihen në krahasim rezultatet.

Rezultatet e para pritet të jepen brenda 2 ose 3 javëve të ardhshme.

Ky testim është autorizuar të kruhet edhe në SHBA dhe Kinë. Rezultatet ende nuk janë bërë publike.

Në Francë rreth 99 mijë njerëz janë infektuar me Covid-19, prej të cilëve 9 mijë kanë vdekur, ndërsa në gjithë botën të infektuarit janë mbi mbi 1,3 milionë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>