Franca gati të nisë vaksinimin në fund të muajit

Nga Exit News
Franca gati të nisë vaksinimin në fund të muajit

Kryeministri i Francës jean Castex tha të mërkuren se Franca mund ta nisë vaksinimin për COVID-19 me vaksinën e Pfizer/BioNTech në javën e fundit të dhjetorit. AI tha se kjo mund të arrihet nëse autoritetet e Bashkimit Evropian e aprovojnë vaksinën javën e ardhshme.

Kryeministri francez tha se nëse vaksinimi nis në fund të dhjetorit atëherë ai mund të rritet në janar. Ai tha se është menduar që të vaksinohen më parë të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara. 

 Qeveria franceze ka porositur 200 milionë doza vaksinash.

Franca ka në plan të vaksinojë 1 milion persona në shtëpitë e kujdesit gjatë janarit dhe shkurtit, dhe më pas rreth 14-15 milionë persona nga marsi deri në qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>