
Franca hapi kufijtë me Britaninë e Madhe këtë të mërkurë, pavarësisht se Komisioni Europian rekomandoi mbylljen e kufijve me të.
Të gjithë qytetarë francezë dhe europianë mund të shkojnë në Britaninë e Madhe mjafton të kenë një test negativ nga Covid-19 i 72 orëve të fundit.
Shumë nga vendet anëtare të BE-së kanë pezulluar fluturimet me Britaninë, pas përhapjes së variatit të ri të koronavirusit.
OBSH deklaroi se po bëhen studime në lidhje me këtë lloj të ri të koronavirusit.