Franca hyn në recesion, 6% rënia ekonomike

Nga Exit News
Franca hyn në recesion, 6% rënia ekonomike

Banka qendrore e Francës raportoi të mërkurën se si asnjëherë më parë, që pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë 3 muajt e parë të vitit 2020 shteti francez ka pësuar rënie me 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Rrjeti shtetëror i lajmeve France24 analizoi se në 3 muajt e fundit të vitit 2019 ekonomia kishte rënie me vetëm 0.1 për qind ndërsa me fillimin e vitit 2020 treguesit janë përkeqësuar frikshëm prej prekjes nga pandemia e koronavirusit.

Përllogaritet se sidomos dy javët e fundit të marsit aktiviteti ekonomik në Francë ra me 32 për qind. Janë prekur më së shumti sektori i ndërtimit, transportit, restoranteve dhe hotelerisë janë.

Hera e fundit që Franca pati një rënie të ngjashme në 3 muaj ishte viti 1968, kur për shkak të trazirave politike ekonomia ra me 5.3 përqind – më pak se sa rënia aktuale prej 6 për qind e vitit 2020.

Sipas ekspertëve francezë, për çdo dy javë nën masat e shtetrrethimit, ekonomia e Francës mund të bjerë me 1.5 për qind të GDP-së.

Situata duket e vështirë prej faktit se mbetet e paparashikuar se sa do të zgjasë pandemia e koronavirusit.

Më 17 mars Franca vendosi masa kufizuese të aktiviteteve dhe lëvizjeve. Masat janë parashikuar të zgjasin të paktën deri më 15 prill.

Mbi 110 mijë persona janë diagnostikuar me Covid-19 në Francë, prej të cilëve 10 300 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>