Franca i jep shtetësinë 12 mijë punonjësve të vijës së parë gjatë pandemisë

Nga Exit News
Franca i jep shtetësinë 12 mijë punonjësve të vijës së parë gjatë pandemisë

Franca i ka dhënë nënshtetësinë më shumë se 12 000 punonjësve të vijës së parë, punët e të cilëve i vënë ata në rrezik gjatë pandemisë Covid.

Përveç përshpejtimit të procesit të aplikimit, i cili zakonisht zgjat deri në dy vjet, qeveria gjithashtu shkurtoi kërkesën për qëndrim në territorin francez nga pesë në dy vite.

Marlène Schiappa, ministrja e shtetësisë, tha:

“Punëtorët e vijës së parë iu përgjigjën thirrjes së kombit, kështu që është e drejtë që kombi të bëjë një hap drejt tyre. Vendi ja doli falë tyre. Unë mirëpres bashkatdhetarët tanë të rinj në kombësinë franceze dhe i falënderoj ata në emër të republikës. Vendi gjithashtu i falënderon ata”

Në Shtator 2020, ministria e brendshme në Francë ftoi ata që kishin “kontribuar në mënyrë aktive” në luftimin e krizës shëndetësore Covid të aplikonin në një skemë të re të shpejtë për marrjen e shtetësisë.

Të enjten, Schiappa tha se 16 381 kishin aplikuar dhe 12 012 aplikime ishin miratuar.

Midis tyre ishin punonjës spitalesh, të sigurisë dhe pastrimit, ata që kujdeseshin për fëmijët e punëtorëve në sektorët kyç, për të moshuarit dhe ata që punojnë për mbledhjen e mbeturinave, njoftoi ministrja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>