Franca krijon njësi të lëvizshme vaksinimi

Franca krijon njësi të lëvizshme vaksinimi

Francezët do të kenë akses kudo ku ndodhen në vaksinat antiCovid këtë verë, pasi qeveria ka autorizuar krijimin e qendrave të lëvizshme të vaksinimit.

Vendimi erdhi pas një rënie në numrat e vaksinimit si dhe frika ndaj një vale të katërt të koronavirusit për shkak të përhapjes së variantit Delta.

Shumë njerëz kanë shtyrë marrjen e dozave të dyta pasi, sipas rregullave të mëparshme, personi duhet të paraqitej në të njëjtën qendër vaksinimi. Por, qytetarët francëz kalojnë muajt e verës në pushime dhe kanë shtyrë, si rrjedhim, marrjen e dozave të dyta.

Njësitë e lëvizshme të vaksinimit i japin zgjidhje këtij problemi duke u futur në vendet kryesore turistike, përfshirë edhe plazhet.

Ministri i shëndetësisë, Olivier Véran, fillimisht kundërshtoi ndryshimin e rregullave mbi dozën e dytë, për shkak të vështirësisë së shpërndarjes së vaksinave.

Po ashtu ai tha se personeli mjekësor kishte “gjëra të tjera për të bërë, përveç vaksinimit të të gjithë popullsisë franceze gjatë verës”.

Por, pas rritjes së rasteve të infektimit duket se Véran ndryshoi mendim.

“Shembulli anglez tregon se një tjetër valë është e mundur nga fundi i korrikut. Ne mund ta kufizojmë dhe të kufizojmë ndikimin me anë të masave shëndetësore, vaksinimit dhe testimit e gjurmimit,”shkroi ai në Tëitter.

Të dielën Véran iu rikthye rëndësisë së vaksinimit, duke theksuar se vendi ishte në “një garë kundër kohës”

LEXO  Manastirliu tregon strategjinë e qeverisë nëse rriten numrat e të infektuarve

“Kërcënimi i variantit Delta është i vërtetë dhe mund të vijë dhe të na prishë pushimet dhe verën,” shtoi ai.

Qeveria shpalli në vijim planin për të shpëtuar verën, duke bërë të mundur që vaksinat të shkojnë te pushuasit.

Qendrat e vaksinave në Francë mund të rezervohen online, në sistemin e centralizuar të takimeve Doctolib, përveçse ekzistojnë një numër qendrash vaksinimi të përhershme.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>