Franca ka vendosur të hapë kufijtë për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë vaksinuar ndaj COVID-19 dhe që paraqesin një test negativ PCR para udhëtimit.
Sipas njoftimit të Aeroportit “Nënë Tereza”, udhëtarët shqiptarë që janë vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) si dhe janë të pajisjur me test PCR mund të hyjnë në Francë.
EMA deri tani ka miratuar vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Vetëm dy nga këto vaksina përdoret aktualisht në Shqipëri, Pfizer dhe AstraZeneca.
Që të udhëtojnë drejt Francës, qytetarët duhet të kenë kaluar 2 javë pas injeksionit të dozës së dytë të vaksinës.
Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arësye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)
Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose testin e shpejtë të 48 orëve të fundit.