Franca do të vaksinojë të moshuarit me vaksinën AstraZeneca. Ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Veran deklaroi se me këtë vaksinë do të vaksinohen të moshuarit me sëmundje bashkëshoqëruese.
“Njerëzit e prekur nga sëmundje të tjera, mund të vaksinohen me AstraZeneca, përfshirë edhe njerëzit e moshës midis 65 dhe 74 vjeç”
Më herët Alain Fischer kreu i këshillit orientues të strategjisë së vaksinave të Francës, tha se gjetjet e fundit sugjerojnë se vaksina Oxford / AstraZeneca COVID-19” është efikase tek njerëzit e moshës mbi 65 vjeç” dhe tha se autoriteti shëndetësor i vendit do të shqyrtojë përsëri rekomandimet e tij.
Vendet në të gjithë BE-në fillimisht e kishin kufizuar vaksinën në grupmoshat më të reja për shkak të shqetësimeve mbi mungesën e të dhënave që vërtetojnë efikasitetin e saj në grupet e vjetra. Franca deri më tani ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për ata të moshës më të re se 65 vjeç.