Franca zhvillon të dielën zgjedhjet për rajonet të cilat pritet të shërbejnë si test për popullaritetin e kandidatëve të mundshëm për presidentë në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në vitin 2022.
Zgjedhjet rajonale zhvillohen çdo 5 vite për 13 këshillët e rajoneve franceze.
Tre rajone të tjera – Korsika, Martinika në Antile dhe Guaiana Franceze në Amerikën Qëndrore – votojnë për asambletë territoriale, që kanë më shumë role simbolike dhe më pak kompetenca se këshillat.
Secili rajon ka kompetenca për shpenzimet në arsim, transport publik, planifikimin urban, zhvillimin ekonomik dhe turizmin. Kur zhvillohen zgjedhjet rajonale, presidencat e secilit rajon janë në lojë, dhe megjithëse rajonet nuk kanë autonomi legjislative, ato menaxhojnë buxhete të konsiderueshme.
Zgjedhjet zhvillohen në sistemin proporcional me dy raunde. Listat e kandidatëve që kanë marrë të paktën 10% të votave në raundin e parë kalojnë për t’u votuar në raundin e dytë.
Zgjedhjet do të japin një panoramë se si është gjendja e partisë së ekstremit të djathtë të Marie Le Pen dhe presidentit aktual Emanuel Macron.
Fitimi i një rajoni, për herë të parë ndonjëherë, do t’i jepte Le Pen një shtytje të madhe më pak se një vit para zgjedhjeve presidenciale.
Sipas sondazheve, e djathta ekstreme ka mundësi të fitojë në jug ndërsa partia e qendrës së Macron nuk duket të fitojë në asnjë rajon të raundin e parë.
Në veri të Francës kandidati tjetër potencial për president Xavier Bertrand i koalicionit të qendrës së djathtë do të testojë forcën e tij elektorale për të parë nëse ka popullaritetin e mjaftueshëm për kreun e Elizesë.
Raundi i dytë i zgjedhjeve rajonale do të zhvillohet më 27 qershor.