
Franca do të marrë në fund të javës doza të vaksinës AstraZeneca, njoftoi kryemistri Jean Castex.
Sipas tij, kjo do të ndihmojë në fushatën e vaksinimit në vend. Ai theksoi se vendi do të marrë 7 milion vaksina në fund të shkurtit dhe marsit.
Në lidhje me mundësinë e një karantine të dytë mbarëkombëtare, Castex tha se për momentin nuk po mendohet një gjë e tillë. Shifrat në Francë nuk janë në nivele shqetësuese, theksoi ai.
Franca është një prej vendeve më të prekura nga Covid-19. Që prej fillimit të pandemisë, ajo rregjistron 3.27 milionë të infektuar dhe rreth 78 mijë viktima.