Franca miraton vaksinën e Johnson&Johnson

Nga Exit News
Franca miraton vaksinën e Johnson&Johnson

Rregullatori shëndetësor i Francës miratoi të premten vaksinën e Covid19, të kompanisë Johnson & Johnson me një dozë të vetme. Franca e miratoi një ditë pasi ishte miratuar nga autoritetet e Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

“Vaksina COVID-19 Janssen mund të përdoret tek njerëzit mbi moshën 18 vjeç … brenda kornizës së strategjisë franceze të vaksinimit, përfshirë këtu edhe personat e moshës 65 vjeç e lart, dhe personat të cilët mund të kenë sëmundje”, njoftoi Autoriteti shëndetësore, Haute Autorite de Sante (HAS ) në një deklaratë për median.

HAS tha që vaksina ishte efikase dhe përbalohej mirë nga pacientët. Kjo do të jetë vaksina e katërt në tregun francez.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi vaksinën Johnson & Johnson të enjten, duke i hapur rrugën për të furnizimin me dozat e para që do të shpërndahen brenda një muaji.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>