
Franca mund të tërhiqet nga vendimi për të bllokuar hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha Këshilltari i Presidentit francez për Çështjet e Evropës, Clement Bonnet, në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurtet Allgemeine Zeitung, raporton European Western Balkans. Sipas shkrimit, Këshilltari i Presidentit Macron ka thënë se:
“Tani që Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE, Franca dëshiron të ndryshojë fokusin e saj drejt Lindjes. Pas brexit, është më e rëndësishme se kurrë të kalojmë diferencat me BE-në dhe të përqendrohemi në atë që do an bashkojë”.
Gjithashtu ai ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të trajtohen ndryshe, duke shtuar se “kjo do të ishte kundra përpjekjeve të Francës për të ruajtur qendrueshmërinë në rajon”.