Franca ndalon aktivitetet e grupimit të ekstremit të djathtë “Generation Identity”

Nga Exit News
Franca ndalon aktivitetet e grupimit të ekstremit të djathtë “Generation Identity”

Ministria e Brendshme e Francës ka ndaluar aktivitetet e grupimit të ekstremit të djathtë “Generation Identity” të mërkurën.

Qeveria Franceze tha se organizata nxit “diskriminim, urrejtje dhe dhunë”.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin postoi dekretin në Twitter.

Ai tha se organizata mund të konsiderohet “se ka karakterin e një grupimi paraushtarak”.

Darmanin vuri në dukje në dekret se GI kishte lidhje me “grupet e ekstremit të djathtë nga të cilat merr mbështetje logjistike”.

Ai tha se grupimi ka marrë donacione nga Brenton Tarrant, terroristi i cili goditi xhamitë në 2019 në Christchurch në Zelandën e Re.

Ideologjia raciste

Në dekret Darmanin e shpalli të paligjshme shoqatën me bazë në Lyon dhe tha se botimet dhe veprimet e saj përhapnin “një ideologji që nxit urrejtjen, dhunën dhe diskriminimin e individëve, bazuar në origjinën, racën, ose fenë e tyre”.

Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal tha: “Me atë vendim ne po u japim fund veprimeve të dhunshme nga grupi.”

GI ka fituar popullaritet në vitet e fundit pasi zhvilloi një numër operacionesh për të bllokuar hyrjen e emigrantëve në vend. Më e fundit ndodhi në janar, me rreth 30 anëtarë të GI që u mblodhën në malin Col du Portillon në kufirin Francez-Spanjoll, në atë që grupi e quajti një operacion mbikëqyrjeje për të “mbrojtur Evropën”.

Të mërkurën Gjermania po ashtu mori një veprim të ngjashëm, duke e cilësuan partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një grup ekstremistësh.

Partia nacionaliste është tashmë nën mbikëqyrje në dosa vende në Gjermani, por vendimi do të thotë që aktivitetet e saj mund të vëzhgohen në të gjithë vendin.

Në tetor Gjykata e Apelit në Athinë e shpalli Partinë e ekstremit të djathtë në Greqi “Agimi i Artë” si organizatë terroriste.

Gjykata dënoi 15 nga 17 anëtarët e saj për vrasjen e reperit të njohur Pavlos Fyssas

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>