
Franca nuk do të jetë më në gjendje të evakuojë njerëzit nga Afganistani nga mbrëmja e së premtes e tutje, tha kryeministri francez Jean Castex për radion RTL.
“Ne do të vazhdojmë deri nesër në mbrëmje,” tha Castex të enjten raporton Reuters.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët u bënë thirrje njerëzve të largohen nga aeroporti i Kabulit të enjten për shkak të kërcënimit të një sulmi terrorist nga militantët e Shtetit Islamik, ndërsa trupat perëndimore nxitojnë të evakuojnë sa më shumë njerëz para afatit të 31 gushtit.
Shtete të tjera që kanë njoftuar përfundimin e misioneve të tyre evakuuese janë Belgjika, Hungaria dhe të enjten pritet të përfundojë Holanda.