Franca ka nisur hetimet të martën pas vdekjes së një studenti mjekësie i cili u vaksinua me AstraZeneca.
Pas shuarjes së debateve nga Agjencia Europiane e Barnave EMA mbi këtë vaksinë, rastet e vdekjes duket se po zgjojnë sërish skepticizmin ndaj saj.
Një 26-vjeçar student i mjekësisë u vaksinua pak ditë më parë me AstraZeneca sipas mediave franceze, teksa të martën u raportua se ai ka nderuar jetë.
Nuk ka ende detaje nëse vdekja e tij ka të bëjë me vaksinimin, por autoritetet franceze do të nisin hetimin në lidhje me rastin.
Studenti vdiq më 18 mars në qytetin Nantes, 10 ditë pasi mori dozën nga AstraZeneca.
Raportimet e disa vdekjeve në vende të BE pasi personat ishin vaksinuar me AstraZeneca u ndoqën nga një valë skepticizmi në Europë ndaj kësaj vaksine.
Shumë vende të BE pezulluan vaksinimin me AstraZenca. Por më pas OBSH dhe EMA thanë se vdekjet e raportuara nuk kanë lidhje me vaksinën dhe vendet rinisën vaksinimin.