Aktualisht Franca nuk i ka kapacitetet për të prodhuar vaksinën ruse Sputnik V, tha të martën një zyrtar i ministrisë së ekonomisë.
Vaksina e Rusisë do të prodhohet në Europë për herë të parë pas një marrëveshje tregtare për ta prodhuar atë në Itali. Marrëveshja u nënshkrua nga fondi i pasurisë sovrane me bazë në Moskë RDIF dhe kompania farmaceutike me bazë në Zvicër Adienne.
“Ne nuk kemi asnjë doktrinë ose paragjykim specifik në lidhje me vaksinën,” tha zyrtari francez i pyetur nwse Franca mund tw nënshkruante njw marrwveshej t ngjashme.
“Por në një periudhë të afërt, të gjitha kapacitetet prodhuese janë të ngopura me prodhime të tjera të vaksinave,” tha ai.
Marrëveshja midis Italisë dhe Rusisë, e cila do të ketë nevojë për aprovim nga rregullatorët italianë përpara se të fillojë prodhimi, është konfirmuar nga RDIF dhe dhoma e tregtisë italo-ruse.
Ky është treguesi më i fundit që disa kompani nuk janë të gatshme të presin që rregullatori i BE -Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të japë miratimin e tij për Sputnik V . Ato kanë nisur të marrin hapa në mënyrë të pavarur.
Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte pothuajse 92% efektive, bazuar në rezultatet e botuara në revistën mjekësore Lancet muajin e kaluar.
Sputnik V tashmë është aprovuar ose po vlerësohet për miratim në tre shtete anëtare të BE – Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke.