Franca pezulloi përdorimin e vaksinës së Covid19 të prodhuar nga kompania AstraZeneca, deri të martën pasdite. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se:
“Vendimi u morr si masë paraprake pas pezullimit të vaksinës nga disa vende me shpresën se ne mund të rifillojmë shpejt nëse EMA jep dritën jeshile. Prandaj ne jemi duke pezulluar përdorimin e tij deri nesër pasdite”.
Më herët edhe Gjermania e pezulloi përdorimin e vaksinës deri në një vendim të Agjensisë evropiane të Barnave. Disa vende të BE-së kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të vdekjes së disa personave pas vaksinimit.