Franca propozon ligj për të luftuar radikalizmin islamik

Nga Exit News
Franca propozon ligj për të luftuar radikalizmin islamik

Qeveria franceze ka hartuar një draft për të luftuar radikalizmin islamik. Drafti është quajtur “ligji i lirisë”.

Turqia dhe vende të tjera myslimane e kanë cilësuar ligjin si “të rëndë”.

Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka deklaruar pas aprovimit të draft-ligjit në kabinetin qeveritar, se ai nuk është tekst që synon t’i godasë fetë ose specifikisht besimin e myslimanëve.

“Është e kundërta – është ligj i lirisë, është ligj i mbrojtjes, është ligj i emancipimit kundër fundamentalizmit fetar”, ka thënë ai.

Fjalët “islamik” ose “islamist” nuk shfaqen në ligj, qëllimi i qeverisë është i qartë, raporton New York Times.

Sipas Roger Cohen autori i një analize mbi këtë ligj, qëllimi është që të futet në rrënjët e kulturës të grupeve ekstremiste që mbajnë ligjet e islamit si superiore ndaj lgijeve të qeverisë franceze.

Ligji i ri synon të frenojë gjuhën e urrejtjes në internet, sidomos ajo që shpie drejt sulmeve të ngjashme si ai kundër mësuesit Paty.

Ligji do të ndëshkojë mjekët që ofrojnë të ashtuquajtura “certifikata virgjërie” për martesat tradicionale fetare dhe ndalon shkollimin në shtëpi të fëmijëve mbi tri vjeç, përcjell NYT.

Po ashtu ligji i detyron bashkësitë e ndryshme fetare që të zotohen për besnikëri ndaj “vlerave të republikës”, edhe të ketë transparencë të plotë të fondeve të tyre.

Debati për legjislacionin francez ka bërë jehonë edhe jashtë Francës.

Presidenti Macron ka qenë në fokus të kritikave sidomos të liderit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Macroni ka thënë se nuk do të dorëzohet në luftën e tij për mbrojtjen e vlerave shekullore të republikës franceze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>