Franca proteston kundër islamofobisë

Franca proteston kundër islamofobisë

Qindra qyetarë në Francë kanë protestuar të shtunën kundër islamofobisë. 

Shoqatat myslimane janë bashkuar në tubim, duke protestuar kundër të ashtuquajturit “projekt-ligj anti-separatizëm”.

Ligji synon grupe të konsideruara armiqësore ndaj Republikës Franceze, përfshirë Vëllazërinë Myslimane, përcjell RT.

Protesta ka nisur pak orë më parë dhe po vijon ende.

Qeveria franceze ka hartuar një draft për të luftuar radikalizmin islamik. Drafti është quajtur “ligji i lirisë”.

Turqia dhe vende të tjera myslimane e kanë cilësuar ligjin si “të rëndë”.

Ligji i ri synon të frenojë gjuhën e urrejtjes në internet, sidomos ajo që shpie drejt sulmeve të ngjashme si ai kundër mësuesit Paty.

Presidenti Macron ka qenë në fokus të kritikave sidomos të liderit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Macroni ka thënë se nuk do të dorëzohet në luftën e tij për mbrojtjen e vlerave shekullore të republikës franceze.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>