
Ministria e Shëndetësisë franceze raportoi 2,669 raste të reja të të infektuarve me koronavirus ditën e enjte.
Ky është rekord i ri i infeksioneve të reja që nga periudha e fundit të karantinës.
Numri total i të infektuarve në Francë arriti 209,365.
Mesatarja javore e infeksioneve të reja ditore shkoi 1,962 duke shënuar dyfishim krahasuar me dy javët pararendëse.
Këto nivele të infeksioneve të reja në Francë nuk janë regjistruar që nga fundi i muajit prill.