Franca rivendos karantinën në gjithë vendin nga 30 tetori

Nga Exit News
Franca rivendos karantinën në gjithë vendin nga 30 tetori

Franca ka shpallur karantinën e dytë kombëtare e cila do të nisë nga e premtja, 30 tetor.

Presidenti Emmanuel Macron e quajti vendosjen e karantinës për herë të dytë si ‘një përpjekje për të rimarrë kontrollin ndaj pandemisë’.

Virusi po qarkullon në Francë me një shpejtësi që as parashikimi më pesimist nuk e parashikoi”, tha Macron në një fjalim në televizionin kombëtar. “Masat që kemi marrë deri tani kanë rezultuar të pamjaftueshme për t’iu kundërvënë një vale që po prek të gjithë Evropën.”

Kështu, nga 30 tetori, qytetarët francezë do të mund të dalin nga shtëpitë vetëm për të shkuar në punë ose për arsye mjekësore. Pjesa më e madhe e bizneseve, përfshi dhe restorantet e baret, do të mbyllen.

Autoritetet franceze javën e kaluar raportuan katër ditë rresht të infeksioneve rekord, duke përfshirë më shumë se 52 mijë të infektuar të dielën. Rastet Covid-19 në Francë tani janë mesatarisht më shumë se 38 mijë në ditë, me ritmin javor në rritje për 25 ditët e fundit.

“Ne tashmë jemi në qendër të pandemisë, në krizë dhe na duhen masa radikale,” tha Frederic Valletoux, kreu i federatës së spitaleve Franceze të mërkurën në radio France Inter. “Spitalet nuk do të mund të mbijetojnë nëse nuk marrim masa drastike.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>