Franca dhe Suedia kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat mbi 65 vjec, ndërsa Polonia ka vendosur ta ndalojë atë për personat mbi 60 vjec.
Tre vendet i bashkohen Gjermanisë dhe Italisë për një vendim të tillë, edhe pse rregullatori i BE-së miratoi vaksinën për të gjithë të rriturit.
Të premten, Presidenti Emmanuel Macron iu referua vaksinës AstraZeneca si “pothuajse joefektive” për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.
Të enjten e kaluar, komisioni këshillues i vaksinimit në Gjermani, ishte i pari që rekomandoi që vaksina t’u jepet njerëzve nën 65 vjeç.
Pas studimeve, Instituti Robert Koch në Gjermani tha se vaksina mund të përdoret për njerëzit nga 18 në 64 vjeç dhe se “nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të gjykuar se sa efikas është vaksinimi për ata mbi 65 vjeç”.
Të shtunën, Italia u tregua edhe më e kujdesshme, duke rekomanduar përdorimin e vaksinës për njerëzit më të rinj se 55 vjeç.