Franca ka tërhequr ambasadorin e saj në Turqi pasi presidenti turk Erdogan i tha presidentit francez se “ka nevojë për trajtim mendor”, raportoi AFP, të shtunën.
Veprimi i Francës është i pazakontë. Ai vjen në një moment kur tensionet janë shumë të larta mes dy vendeve të NATO-së. Komentet e Erdoganit ishin përgjigje e reagimit të Macron ndaj vrasjes së mësuesit në Paris, nga një islamik, pasi i tregoi nxënësve një karikaturë të profetit Muhamed.
“Çfarë mund të themi për një drejtues shteti, i cili trajton miliona anëtar të nëj besimi tjetë në këtë mënyrë: së pari që duhet të kontrollohet nga trutë”, tha Erdogani në një intervistë në televizion, për vrasjen e mësuesit në Francë, raportoi The Guardian.
Macroni e quajti vrasjen e mësuesit një “sulm terrorist” dhe e mbrojti edukimin e lirisë së shprehjes në Turqi.
Të dyja vendet u përplasën janë përplasur muajt e fundit për konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, dhe për vendosjen e embargos së armëve nga Libisë.