
Franca do të vaksinojë popullsinë nën moshën 65 vjeç me vaksinën e kompanisë britanike Astra Zeneca, raporton Reuters.
Rregullatori evropian i barnave ka rekomanduar vendet anëtare të BE-së të përdorin vaksinën e Astra Zeneca me disa kufizime, si pasojë e mbrojtjes së ulët për personat e moshuar.
Komisioni i BE-së javën e kaluar diskutoi me Astra Zenecën, pas vendimit të kompanisë për uljen e numrit të dozave. Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka qënë nën sulm për mënyrën e menaxhimit të shpërndarjes së vaksinave.