
Numri i pacientëve me Covid-19 të shtruar në reanimacion në spitalet franceze u rrit për të dytën ditë radhazi, duke përmbysur numrat në rënie në 16 javët e fundit, sipas të dhënave të minsitrisë së shëndetësisë të raportuara nga media franceze.
Numri i pacientëve në reanimacion u rrit nga 4 në 388, ditën e martë, raporton the Guardian. Edhe numri i të infektuarve është rritur këtë 24 orëve të fundit nga 1039 në 192 334.
Fatmirësisht numri I të vdekurve nuk është rritur, duke shënuar numrin më të ulët që prej fillimit të pandemisë.
Autoritetet shëndetësore lajmëruan ët martën se një valë e dytë infeksioni do të godasë Francën gjatë vjeshtës ose dimrit.