Më pak se gjysma e qytetarëve francezë besojnë tek qeveria e tyre për vaksinimin, shumica e tyre kanë më shumë besim te BE.
Këto përfundime u gjetën tek një sondazh i Harris Interactive/Euros Agency.
45 përqind e të anketuarve thanë se kishin besim tek shteti francez për vaksinimin, ndërsa 52 përqind thanë se kishin besim tek BE-ja për këtë çështje.
Qeveria franceze ka qenë nën kritika për fillimin e ngadaltë të fushatës së saj të vaksinimit.
Të anketuarit kishin besim shumë më të lartë tek profesionistët shëndetësorë.
80 përqind thanë se u besojnë shkencëtarëve për çështjet e vaksinimit.
Të anketuarit kishin një nivel relativisht të lartë besimi tek autoritetet lokale, me 69 përqind dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me 63 përqind.
Kompanitë e farmacive gjithashtu dolën më mirë se qeveria, me 50 përqind.
Të pyetur nëse kishin shqetësime në lidhje me fushatën e vaksinimit, 77 përqind e të anketuarve thanë po.
Niveli i besimit tek institucionet ndryshonte shumë në bazë të bindjeve politike.
Të anketuarit që favorizojnë partinë e Macron La République en Marche dhe partitë e tjera të zakonshme, shprehën një nivel shumë më të lartë besimi krahasuar me votuesit e ekstremit të majtë dhe të së djathtës ekstreme.
Vetëm 19 përqind e votuesve që anonin nga e djathta ekstreme thanë se i besonin qeverisë për të trajtuar fushatën e vaksinimit.
Sondazhi u krye në internet midis 26 dhe 28 janar dhe morën pjesë 1,017 persona.