
Federata Shqiptare e Futbollit dënoi rrahjen e arbitrit të ndeshjes Sopoti-Mirdita, nga futbollisti i Mirditës. Ngjarja ndodhi sot, 5 maj, në stadiumin e Cërrikut ku po luhej ndeshja për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A.
Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.
FSHF ka njoftuar gjykimin e ngjarjes nga organet e drejtësisë sportive.