FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë për përdorimin e Air Albania

Nga Exit News
FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë për përdorimin e Air Albania

Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë të paguajë qira për përdorimin e stadiumin të Air Albania për procesin e vaksinimit.

Sipas mediave, arsyeja e kësaj kërkese është kostoja e mirëmbajtjes së stadiumit gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu mediat raportojnë se ministria ka premtuar lirimin e stadiumit përpara  datës 28 mars, pasi ekipi kombëtar i futbollit ka ndeshje kundër Anglisë për eliminatoret e Botërorit.

Që prej 11 janarit ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor në Shqipëri. Vaksinimi po bëhet në ambjentet e stadiumit Air Albania.

Të parët u vaksinuan  Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe mjekët e spitalit Infektiv dhe Sanatorium, të cilët po shërbejnë si spitale Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>