
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të ndalojë kandidimin për president të saj të përfaqësuesve politikë, deputetë apo ish- deputet.
Vendimi u mor sot gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Asamblesë së FSHF-së, në të cilën u ndryshuar statuti i saj.
Kjo sipas FSHF-së do të garantojë pavarësinë politike të FSHF-së.
Një tjetër ndryshim është krijimi i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës si rezultat i shkrirjes së komisionit të Etikës me komisionin e Disiplinës.
Ky ndryshim erdhi si rekomandim i UEFA-s.
Statuti i ri parashikon se klubet të futbollit do të ketë të drejtën të zgjedhin edhe anëtarët e komisioneve juridike në përbërje të tyre.
Ndryshimet u miratuan në unanimitet të anëtarëve të Asamblesë.