FSHF ndalon kandidimin e përfaqësuesve politikë për president të saj

Nga Exit News
FSHF ndalon kandidimin e përfaqësuesve politikë për president të saj

Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të ndalojë kandidimin për president të saj të përfaqësuesve politikë, deputetë apo ish- deputet.

Vendimi u mor sot gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Asamblesë së FSHF-së, në të cilën u ndryshuar statuti i saj.

Kjo sipas FSHF-së do të garantojë pavarësinë politike të  FSHF-së.

Një tjetër ndryshim është krijimi i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës si rezultat i shkrirjes së komisionit të Etikës me komisionin e Disiplinës.

Ky ndryshim erdhi si rekomandim i UEFA-s.

Statuti i ri parashikon se klubet të futbollit do të ketë të drejtën të zgjedhin edhe anëtarët e komisioneve juridike në përbërje të tyre.

Ndryshimet u miratuan në unanimitet të anëtarëve të Asamblesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>