FSHF nuk merr pjesë në zgjedhjet e KOKSH

Nga Exit News
FSHF nuk merr pjesë në zgjedhjet e KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit nuk morri pjesë ne zgjedhjet e presidentit të ri të Komitetit Olimpik Shqiptar, KOKSH, të mbajtura të shtunën. Në garë për këtë vend janë Fidel Ylli, Vojo Malo, Artan Shytaj dhe Martin Biba.

KOKSH nuk pranoi kërkesën e FSHF-së për të shtyrë datën e zgjedhjeve më 25 prill. Përmes një letre, presidenti i FSHF-së, Armando Duka i kërkoi KOKSH të shtyjë zgjedhjet dhe të mos i zhvillojë ato një javë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Caktimi i datës së zhvillimit të saj në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, vetëm 7 ditë përpara datës 25 prill, është një veprim që synon të ndikojë politikisht në rezultatin e tyre. Ne e kemi kundërshtuar përfshirjen në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e PS.”

Kandidaturën e Yllit e ka kundërshtuar dhe LSI, ku përmes një deklarate për shtyp, kandidati për deputet në Tiranë, Viron Bezhani u shpreh se:

Për interesa politike e personale po luhet në mënyrë të paskrupullt dhe gjakftohtë me anëtarët e asamblesë së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke iu hequr të drejtën e votës 23 federatave, ndër to edhe një nga federatat më të rëndësishme, siç është ajo e futbollit, me tendencë e pretekst përjashtues dhe dobësues të së drejtës së pjesëmarrjes dhe fuqisë së votës së anëtarëve.”

Ai shtoi se KOKSH po përjashton nga gara 23 federata për të mundësuar zgjedhjen e Yllit në krye të tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>