
Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi kampionatin shqiptar të futbollit, për shkak të koronavirusit.
“Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit.”
Në lidhje me pjesmarrjen e Shqipërisë, në kampionatet ndërkombëtare, pritet që ditën e martë në orën 13:00 UEFA të organizojë një video-konferencë me 55 federatat anëtare për të marrë një vendim lidhur me ecurinë e të gjitha aktivitetet të futbollit në Europë.