Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka deklaruar se i takon kryeministrit Rama të vendosë nëse do të pranojë kërkesat e klubeve sportive, që do të bëjë të mundur rinisjen e kampionatit sportive.
Në një deklaratë zyrtare për median, Duka tha se ka marrë premtimin nga kryeministri Rama se qeveria do të miratojë një nga dy propozimet e bëra nga FSHF-ja:
“Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, i është premtuar që do të miratohet një nga dy propozimet
Unë kam pasur një takim me kryeministrin sot dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.”
Klubet sportive kanë bojkotuar nisjen e kampionatit të përvitshëm të futbollit.
Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit i kanë dërguar qeverisë kërkesat e tyre nëpërmjet letrës dërguar më datë 10 gusht.
Ata i kërkuan qeverisë uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.