FSHF zbret nga kategoria Shkumbinin për dhunën ndaj arbtirtit

Nga Redaksia
FSHF zbret nga kategoria Shkumbinin për dhunën ndaj arbtirtit

Federate Shqiptare e Futbollit ka vendosur të përjashtojë përjetë nga futbolli mbrojtësin Andi Bakiasi dhe të zbresë në Kategorinë e Dytë Klubin e Futbollit Shkumbini si masë ndëshkimi për dhunën që tifozë dhe lojtarë të saj i ushtruan arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen e 14 dhjetorit kundër Dinamos.

vendimin e Komisionit të Disiplinës të njoftuar sot, 31-vjeçari Bakiasi, i cili luan për KF Shkumbini u përjashtua përjetë për “kërcënim dhe goditje të përsëritura ndaj arbitrit”. KF Shkumbini u ngarkua me përgjegjësinë e mungesës së organizimit korrekt dhe të sigurt të ndeshjes. Përballja e mbyllur 1-1 me Dinamon u humb në tavolinë 3-0. Dinamos iu akorduan 3 pikë, ndërsa vetë klubi u pezullua për sezonin 2019-2020 dhe u zbrit një kategori më poshtë nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dytë.

Ndeshja e 14 dhjetorit e zhvilluar në Peqin mes Shkumbinit dhe Dinamos u shoqërua me dhunë ndaj arbitrit Sokol Bebja. Ndeshja pati përplasje të shumta për vendimet e kontestuara dhe tifozët nuk e pranuan rezultatin përfundimtar 1-1 aq sa një prej tyre zbriti në fushë dhe goditi rëndë gjyqtarin Bebja.

Përpara kësaj ndeshjeje Shkumbini ishte në vendin e 7-të të Kategorisë së Parë (11 pikë), ndërsa Dinamo në vend të fundit (6 pikë).

Në mars të këtij viti, për dhunë të ngjashme ndaj arbitrit Kamza u zbrit gjithashtu në Kategorinë e Dytë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>