Fuqitë e reja ekonomike kërkojnë reformimin e OKB-së

Fuqitë e reja ekonomike kërkojnë reformimin e OKB-së

BRICS, shoqata e krijuar nga pesë fuqitë e reja ekonomike si Kina, BrazilI, Afrika e Jugut, India dhe Rusia ka zhvilluar ditën e hënë një mbledhje mbi zgjerimin e ndikimin të tyre në skenën botërore dhe mbi reformin e Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe të Këshillit të Sigurisë së OKB-së me qëllim përfaqësimin më të mirë të vendeve në zhvillim.

Gjithashtu, të pesta vendet bënë të ditur kundërshtimin e tyre ndaj proteksionizmit, një temë e ngritur nga presidenti kinez Xi Jinping si kundërpërgjigje e rritjes së lëvizjes antiglobaliste në Perëndim, e cila kërcënon tregun e gjerë kinez të eksportit.

Përfaqësuesit e këtyre vendeve firmosën edhe një deklaratë të përbashkët, në të cilën ranë dakord për një bashkëpunim më të fortë kundër disa organizatave të cilësuara si terroriste, përfshirë disa me bazë në Pakistan si Lashkar-e-Taiba dhe Jaish-e-Mohammad, shtetin islamik dhe Al Kaidën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>