Një furgon që transportonte pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në Qafën e Muzinës të enjten.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 4 persona, një është në gjendje të rëndë dhe tre të tjerë janë transportuar në spital.
Furgoni i linjës Tiranë – Sarandë ka dalë nga rruga pasi është përplasur me një automjet i cili i vinte përballë sipas policisë.