Fushata në Kosovë me shkelje të masave kundër Covid-19 dhe gjuhë ofenduese

Nga Die Morina van Uijtregt
Fushata në Kosovë me shkelje të masave kundër Covid-19 dhe gjuhë ofenduese

Pas monitorimit të tre ditëve të para të fushatës zgjedhore në Kosovë, OJQ-ja me qendër në Prishtinë, Demokracia në Veprim, zbuloi se partitë politike nuk i respektojnë masat anti-COVID-19 të vendosura nga institucionet.

Jeta Krasniqi nga Demokracia në Veprim, tha se gjatë dyzet tubimeve në tre ditë, në shumicën e rasteve, distanca dhe maskat nuk janë respektuar.

“Grumbullimet e mëdha pa përfillje të masave, mund të shkaktojnë pasoja të cilat institucionet nuk do të mund t’i përballojnë, as në aspektin shëndetësor dhe as në atë ekonomik. DnV iu bën thirrje subjekteve politike që të respektojnë në mënyrë rigoroze të gjitha masat anti-COVID-19 gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tyre.”, tha Krasniqi teksa prezantoi raportin e saj.

Ajo gjithashtu theksoi se subjektet politike nuk po respektojnë ligjin, kur bëhet fjalë për lajmërimin e aktivitete në një komunë të caktuar një ditë përpara.

Krasniqi gjithashtu përveç prezantimit të programit politik, partitë përdorën një gjuhë provokuese për kundërshtarët e tyre.

“Fokusi ishte në tema të tilla si zhvillimi ekonomik, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi,” shtoi ajo.

Organizata gjithashtu zbuloi se gjatë mbledhjeve elektorale kishte një pjesëmarrje të ulët të grave, ndërsa nuk janë krijuar kushte për pjesëmarrjen e njerëzve me nevoja të veçanta.

“Hapësira e ofruar për gratë është vetëm 23 përiqnd”, tha Krasniqi.

Ata gjithashtu kritikuan mediat për përfaqësimin e ulët të grave në debatet zgjedhore, ndërsa njoftuan se partisë më të madhe, Vetëvendosjes po i jepet hapësira më e madhe.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen në 14 shkurt, ndërsa palëve iu kanë mbetur dhe 10 ditë deri në zgjedhje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>