Futbolli shqiptar rinis me solidaritet për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti

Nga Stafi i Exit
Futbolli shqiptar rinis me solidaritet për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti

Futbolli shqiptar rinisi të shtunën aktivitetet pas pezullimit të përkohshëm për shkak të fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tre ndeshjet e kategorisë Superiore, Tirana (1-3) Kukësi, Bylisi (2-1) Partizani dhe Luftëtari (0-2) Vllaznia, u luajtën me lojtarët që mbanin nga një shirit të zi në krah.

Ndeshjet nisën me një minutë heshtje, ndërsa në fillim u hap banderolë me thirrjen “Dhuro për Shqipërinë”. Përveç kategorisë superiore një minute heshtje u mbajt edhe në kampionatin e vajzave dhe kategorive të tjera të vendit.

Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi aktivitetet pasditen e 26 nëntorit, pas tërmetit me magnitudë 6.4 që shkaktoi 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës.

Nga aktivitetet e pezulluara, ishte edhe Kupa Pavarësia, e cila do të zhvillonte më 28 nëntor edicionin e saj të 11-të.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>