Lejimi i futjes së ushqimeve në spitale kërkesë e familjarëve

Nga Exit News
Lejimi i futjes së ushqimeve në spitale kërkesë e familjarëve

Spitalet kovid vendosën të lejojnë ushqimet nga familjarët si mënyrë për të vendosur një komunikim mes tyre dhe të afërmëve e shtruar në spital.

“ Në spitalet ‘Shefqet Ndroqi’ dhe Infektiv dhe Kovid3 ka qënë një vendimarrje e vetë spitaleve për të lejuar një kanal komunikimi me familjarët edhe përmes ushqimit dhe ndërresave”, tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në konferencën për shtyp, të martën.

Manastirliu sqaroi se “futja e ushqimeve ka qënë një kërkesë e familjarëve dhe e pranuar nga stafet e spitaleve”.

“Rregulli është që të mos lejohen ushqimet nga jashtë. Është vendosur nga vetë mjekët, duke qënë se pandemia ka shkaktuar gjëndje të ngarkuar emocionale, si një mënyrë për t’i qendruar afër familjarit”, shtoi ministrja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>