G7 kërkon taksë globale 15% për fitimet e kompanive

Nga Exit News
G7 kërkon taksë globale 15% për fitimet e kompanive

Shtatë vendet më të pasura të botës po diskutojnë mbi vendosjen e një pragu, niveli bazë, takse mbi fitimin për kompanitë e mëdha. Ky pakt u nis për të ndaluar garën e vendeve për t’i ofruar kompanive të huaja të mëdha, taksa të ulta, për t’i tërhequr.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka propozuar që niveli minimal të jetë 15 %. Nga ana tjetër po diksutohet se përveç pragut minimal të ketë edhe një mekanizëm që kompanitë me marxhe të mëdha fitimi si Amazon, Facebook të paguajnë përtej këtij niveli minimal.

Britania dhe disa vende tjera duan që kompanitë shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksa aty ku shesin se sa aty ku kanë zyrat kryesore. Ministri i Financave të Britanisë kërkon që kompanitë e mëdha të raportojnë edhe ndikimin në mjedis të aktiviteteve të tyre.

Vendet janë shumë afër arritjes së marrëveshjes. Propozimi i G7-të do të diskutohet në mbledhjen e G20, në korrik, në Venezia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>