Gabimi që lindi të parin “Pacient Zero” në histori, kanadezin gej Gaetan Dugas

Gabimi që lindi të parin “Pacient Zero” në histori, kanadezin gej Gaetan Dugas

Me rastin e ditës ndërkombëtare të sëmundjes HIV/AIDS, Exit News po publikon historinë e “pacientit zero”, personi që supozohet apo dihet që ka sjellë për herë virusin në botë.

“Pacienti 0” është i lidhur me historinë e AIDS dhe studimeve të para të sëmundjes në fillim të viteve 1980-të. Kanadezi Gaetan Dugas, është “pacienti zero” i parë në histori.

I lindur në 1953-shin, Dugas u rrit pranë një aeroporti në Kanada, duke ëndërruar të fluturonte edhe ai një.

Mundësia iu dha në vitet 1970-të kur linjat ajrore filluan të pranonin stjuardë. Ishin kohë interesante: udhëtimi me avion ishte ende lluks, njerëzit pinin alkool dhe cigare në bord, dhe liria seksuale nuk kishte kufi.

Dugas shfaqte me krenari preferencat e tij homoseksuale, vishej me uniforme të ngushtë pas trupit, përdorte makiazh, dinte të joshte meshkujt dhe kishe mundësi pa fund përmes udhëtimeve të tij udo në botë, ndërkohë që klientët e tij në avione ishin njerëz të kamur.

Sjellja miqësore dhe e çiltër, shoqëria që zinte me këdo dhe theksi i tij i këndshëm francez krijuan legjendën e stjuardit me lidhje dashurore në çdo ndalesë, në çdo qytet, që njihej dhe përflitej nga shumëkush.

Nga kjo jetë e shthurur ai u infektua më 1980 nga SIDA, e cila në atë kohë nuk njihej fare pak, konsiderohej një sëmundje misterioze e pakuptueshme—në zhargonin e komunitetit gej të atëhershëm ajo quhej “kanceri misterioz i homoseksualëve”.

Më 1982, një hetues i Qendrës për Parashikimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA filloi t ëhetonte se si kjo sëmundje misterioze hyri në Kalifroni dhe prej andej në të gjithë amerikën. Shumë shpjet ai kontaktoi dhe intervistoi Dugasin që ishte një nga homseksualët më të njohur në komunitetin gej.

Me çiltërsinë që e karakterizonte ai i tregoi studiuesit se kishte patur më shumë se 750 partnerë të ndryshëm në tre vjet. Studiuesi mori kontaktet e 72 prej partnerëve të Dugasit që ishin banorë të Kalifornisë.

Studimi u botua në 1984-ën, në të njëjtin muaj që Dugas vdiq nga SIDA.

Ky studim bëri që stjuardi nga Kanadaja do të keq-interpretohej si shkaktar i një epidemie që ka vrarë mbi 700,000 njerëz në Amerikën e Veriut.

Gjithçka nisi me një gabim në lexim.

Në studimin e botuar Dugas ishte quajtur Pacienti O—Gërma “O” nënkuptonte nga jashtë kalifornisë (out-of-California), pra, etiketimi i tij ishte pacienti-nga-jashte-Kalifronsië. Por ata që lexuan gërma “O” u lexua gabimisht si numrin zero.

Kështu Dugas u pagëzua ‘pacienti zero’, që nga të tjerët u interpretua si i smëuri i parë, ai që e solli dhe përhapi SIDA-n në Kaliforni dhe në Amerikë.

Nisur nga numri i madh personave me të cilët ai kishte patur marrëdhënie seksuale pa e ditur që ishte i infektuar me HIV, ai u konsiderua shumë shpejt si djalli që solli këtë smëmundje të rëndë mes amerikanëve.

Kjo gjë u përforcua nga një nga librat e parë mbi epideminë e SIDAs shkruar nga një gazetar San Fancisco. Ai jo vetëm shkroi, padrejtësisht, se Dugas ishte i pari solli sëmundjen në Kaliforni, por e akuzonte atë se kishte infektuar të tjerët me dashje.

Libri u pasua me një lumë “lajmesh të rreme” që u bënë “virale”, përpara se ai që kishte bërë studimin, të mund t’i mbushte mendjen spekulluesve se Dugas nuk kishte shumë lidhje me rastet e zbuluara në Kaliforni.

Në vitin 2006, kur shkencëtarët studiuan mostrat e ruajtura të gjakut të tij, u vërtetua se virusi që i mori jetën Dugasit, nuk lidhej me atë të njerëzve përreth tij.

Në fakt, virusi HIV ishte zbuluar se qarkullonte në Amerikën Veriore të paktën prej vitit 1970 dhe se periudha e inkubacionit ishte tre-katër herë më e gjatë se periudha mes kontakteve seksuale të Dugasit me ata që u akuzua se kishte infektuar.

Sigurisht, askush nuk mohoi rolin që ai mund të ketë luajtur në shpërndarjen e virusit, por akuza më e keqe nga gjithë të tjerat, ajo që thonte se Dugas i infektoi të tjerët me dëshirë dhe vetëdije, u rrëzua.

Ajo që mbeti pa ndryshuar, ishte emërtimi “Pacientit 0” i cili përdoret edhe sot për të infektuarin e parë në çdo epidemi infektive.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>