Gara për BKH, kualifikohen 55 kandidatë

Nga Exit News
Gara për BKH, kualifikohen 55 kandidatë

Vetëm 55 kandidatë kanë kaluar me sukses testimin e rradhës për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në një njoftim zyrtar, BKH shkruan se fituesit do të vijojnë me fazën tjetër të konkurimit, e cila do të zhvillohet nga data 13.11.2020 deri me datë 21.11.2020.

“Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të ESESE ” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës ” Hetues ” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurimit ndërpritet në këtë fazë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>