Gara për FSHF si luftë klanore

Nga Marli Muça
Gara për FSHF si luftë klanore

Gara për kreun e FSHF-së i ktheu studiot televizive pas në kohë kur politikanët akuzonin njëri-tjetrin për përfshirje, direkte në botën e krimit.

Duket se pamundësinë e një lufte totale bandash, po e mbulon më së miri lufta politike për kapje institucionesh. Plumbat derdhur rrugëve , zevëndësohen nga rrebeshe kronikash ku njëri kandidat akuzon tjetrin, ndërsa në fund shikuesve i lihet përshtypja e një rivaliteti banditesk për kapje territori, e jo të një gare të thjeshtë për zgjedhjen e një drejtuesi. Nuk munguan as etiketimet me emra klanesh si për të provuar që përballja politike reflektonte çekuilibrim të interesave të botës së krimit.

Por çfarë fitojnë qytetarët shqiptarë nga kjo përballje? Po unë si individ që se ndjek fare sportin, çfarë fitoj?

Në pamje të parë, asgjë. FSHF-ja është një institucion i kapur, prej vitesh tashmë. Tendenca e shqiptarëve për t’u bërë me më të fortin prevalon mbi çdo princip meritokracie apo gare të ndershme. Njerëzit janë të lodhur dhe nuk duan t`ia dinë se cili klan sundon njërën apo tjetrën majë të Olimpit. FSHf-ja është një institucion me pak punonjës, i pavarur nga interesat madhore politike, e për këtë i paprekshëm nga orekset elektorale për vende pune.

Paturpësia në kriminalizimin e garës, duke e kthyer atë në luftë klanesh, po ashtu nuk krijon më përshtypje. Njerëzit janë mësuar tashmë me banditë në kohë zgjedhjesh që i turren supermarkatave dhe dyqaneve për të përmbushur dëshirën e shumëpritur të tregtarëve të vegjël: zerimin e listës së boxheve. Pra edhe në këtë aspekt, pak interes ngjallet në shoqëri, edhe ajo pak zhurmnaje mediatike, krijohet në rrethe të ngushta futbolldashësish që më shumë sesa futbolldashës, janë pijedashës.

Ajo çka mund të na bëjë ne përshtypjë, asaj pjesë akoma të ndërgjegjshme të shoqërisë shqiptare, është bjerrja përfundimtare e përfaqësimit në institucione. Përfaqësim politik dhe përfaqësim vlerash . Titullarët e institucioneve nuk përfaqësojnë më askënd. Ata e dinë këtë dhe nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar këtë situatë jermi demokratik. Nuk besoj se Bashkim Fino apo Armand Duka, bëjnë theror netë pa gjumë, në çaste reflektimi rreth përfaqësimit sa më të denjë të vlerave futbollistik shqiptare. Njerëzit e kanë kuptuar këtë dhë më e shumta që bëjnë është zbrazja e vrerit ndaj njërit apo tjetrit kandidat në portalet e shumta onlinë  Ndaj dhe gara Duka Fino, përbën më pak lajm për qytetarët, se përplasjet e dikurshme me armë të djemve të Rrugës së Kavajës. Aq dorë sa kemi në ekulibrat e Malavitës ,aq kemi dhe në ndryshimin e politikës .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>