Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përjashtuar nga garë për Gjykatën Kushtetuese katër kandidatë, ndërsa ka kualifikuar vetëm një: Altin Binaj.
Katër kandidatët e përjashtuar janë: Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.
Ndërkohë vazhdon ende diskutimi për pesë kandidatë të tjerë.
Për të pasur një garë për një vend në Gjykatën Kushtuese, duhet që KED-ja të kualifikojë të paktën 3 kandidatë.