Gara për kreun e BKH – Kandidatët nisin testimin

Gara për kreun e BKH – Kandidatët nisin testimin

18 kandidatët për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të kryejnë sot testimin me shkrim.

Testimi do të bëhet nën mbikqyrjen e ekspertëve amerikanë.

Më herët kandidatët kanë bërë testimin fizik, ndërsa pas testit të sotëm ata do të bëjnë testimin me makinën e së vërtetës.

Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.

Drejtuesi i saj do të rekomandohet nga një komision i përbërë nga Drejtuesi i SPAK dhe dy prokurorë të SPAK që kanë më shumë vite punë eksperiencë. Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi që e emëron drejtuesin e BKH-së. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.

Pritet që periudha e shqyrtimit të gjithë kandidatëve dhe përzgjedhja e drejtuesit e BKH-së të zgjasë rreth 2 muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>