
Evgjeni Bashari dhe Helena Papa janë kandidatet e vetme për kreun e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Komisioni i Ligjeve kualifikoi vetëm këto dy emra në garën për këtë post.
Pas seancës dëgjimore, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa Eridjan Salianji u tërhoq nga gara.
Aktualisht ky institucion drejtohet nga Shkëlqim Ganaj. ILDKPKI është institucioni që merret me deklrarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë.
Kryetari i tij përzgjidhet nga Kuvendi dhe ka mandat 7 vjeçar.