
Gara për Prokuror të Përgjithshëm do të mbetet pezull deri me 21 tetor. Gjykata Administrative e Apelit shtyu sot seancën e vendimit për avokatin Alushaj, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm.
Avokati Alushaj kundërshtoi në gjykatë vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për skualifikimin e tij nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.
Rregullorja për Procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm përcakton se “Këshilli nuk ndërmerr veprime të mëtejshme deri në përfundimin e procesit të ankimit ose veprimeve të Gjykatës Administrative të Apelit.”
Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi gjithashtu deklaroi pak ditë më parë se KLP nuk mund të miratojë mënyrën e vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm pa një vendim nga Gjykata Administrative e Apelit.