Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë ditën e mërkurë datë 13 nëntor, intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, për t’i renditur më pas ata në bazë të pikëve që marrin. Në njoftimin e KLP përcaktohen oraret për secilin kandidat si më poshtë:
- Arta Marku 09:30
- Fatjona Memçaj 11:00
- Olsian Çela 12:30
Lista me kandidatët e renditur i dërgohet Kuvendit. Kuvendi duhet të zgjedhi një nga kandidatët me 3/5 e votave ose me 84 vota, brenda 30 ditëve nga data e dërgimit të listës. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda këtij afati, i pari në listën e kandidatëve emërohet automatikisht.
Gara për Prokuror të Përgjithshëm u zhbllokua disa javë më parë, pasi gjykata administrative rrëzoi padinë e kandidatit për prokuror të përgjithshëm, Lulzim Alushaj. Ai paditi KLP-në për përjashtim të padrejtë nga gara.