Gara për Prokuror të Përgjithshëm-KLP interviston me 13 nëntor kandidatët

Gara për Prokuror të Përgjithshëm-KLP interviston me 13 nëntor kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë ditën e mërkurë datë 13 nëntor, intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, për t’i renditur më pas ata në bazë të pikëve që marrin. Në njoftimin e KLP përcaktohen oraret për secilin kandidat si më poshtë:

  1. Arta Marku 09:30
  2. Fatjona Memçaj 11:00
  3. Olsian Çela 12:30

Lista me kandidatët e renditur i dërgohet Kuvendit. Kuvendi  duhet të zgjedhi një nga kandidatët me 3/5 e votave ose me 84 vota, brenda 30 ditëve nga data e dërgimit të listës. Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Prokurorin e Përgjithshëm brenda këtij afati, i pari në listën e kandidatëve emërohet automatikisht.

Gara për Prokuror të Përgjithshëm u zhbllokua disa javë më parë, pasi gjykata administrative rrëzoi padinë e kandidatit për prokuror të përgjithshëm, Lulzim Alushaj. Ai paditi KLP-në për përjashtim të padrejtë nga gara.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>