Gara për Prokuror të Përgjithshëm—KLP interviston prokurorët Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela

Nga Stafi i Exit
Gara për Prokuror të Përgjithshëm—KLP interviston prokurorët Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) intervistoi sot tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. E para që doli u dëgjua ishte Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku, e pasuar nga prokurorja e apelit Tiranë Fatjona Memçaj dhe prokurori i krimeve të rënda Olsian Çela. Për dëgjesën e Zonjës Marku ne raportuam më herët.

Memçaj u pyet direkt nga anëtarja e KLP Nurihan Seiti të komentonte emërimin e saj nga Këshilli i Prokurorisë në prokurorinë e apelit pa patur vjetërsinë në punë të kërkuar nga ligji, të cilin Seiti e qaujti të paligjshëm.

Prokurorja Memçaj u shpreh se ishte zgjedhur në mënyrë të ligjshme, me shumicë votash në Këshill:

“Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpretim të ligjit. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s’do të shkelnin ligjin.”

E pyetur nëse do të përgjonte një koleg të saj apo anëtar të KLP në rast dyshimi për shkeljen e ligjit, Memçaj u përgjigj:

“Unë e gjykoj veten se jam prokuror i mirë që të mos shkel ligjin. Pra kjo s’do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike.  Para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe nëse e bëj unë i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelësh ligjin.”

Në fjalën hyrëse, prokurori Olsian Çela u shpreh se prokuroria po përballet me vështirësi për shkak të reformës në drejtësi, duke pohaur roli i Prokurorit të Përgjithshëm është kyç për të kapërcyer këtë situatë.

LEXO  Hajdari do kandidojë në Shkodër për Nismën Thurje

Çela u shpreh se pavarësia e prokurorit, garantimi dhe ruajtja e kësaj pavarësie, është shumë e rëndësishme. Por ai pranoi se jo në çdo rast prokurorët e përdorin pavarësinë në mënyrën e duhur.

“Prokurorë të caktuar lirinë që i jep ligji nuk menaxhojnë siç duhet këtë pavarësi. Prokurori i Përgjithshëm duhet të mbajë një sy hapur për çdo gjë që ndodh në shkallët e para dhe të apelit.”

 

Lajme te ngjashme